Dimal Bashës nuk i “shpërblehet” zhurma për gjithçka, lihet jashtë kryesisë së VV-së në Ferizaj

Një nga figurat më të forta të Lëvizjes Vetëvendosje nga qyteti i Ferizajt, njëherit deputeti Dimal Basha është lënë jashtë kryesisë së kësaj partie në atë komunë.

Qendra e LVV-së në Ferizaj mbrëmë ka përmbyllur procesin e brendshëm të zgjedhjeve duke e mbajtur kështu Kuvendin Zgjedhor të Këshillit ku edhe ka zgjedhur kryesinë e re.

Në njoftimin e LVV-së në Ferizaj, emri i Dimal Bashës nuk figuron askund. Ai nuk arriti të marrë asnjë pozitë drejtuese.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar/a anëtarë/e, të dashur/a aktivistë/e!

Qendra e Lëvizjes në Ferizaj mbrëmjen e kaluar ka përmbyllur procesin e brendshëm të zgjedhjeve duke e mbajtur kështu Kuvendin Zgjedhor të Këshillit ku edhe ka zgjedhur kryesinë e re. Nga zgjedhjet e brendshme e demokratike me parimin një anëtar, një votë u ristrukturuan 19 pika në nivelin e parë organizativ; u përfshinë mbi dy mijë anëtar e aktivist; u zgjodhën në krye të dy forumeve GVV-së, asambleistja Shqipe Jashari dhe RVV-së, aktivisti Diar Hamiti dhe u përmbyll si proces me zgjedhjen e Kryetares tonë të re , kordinatores Fatbardha Reka krah së cilës do të udhëheqim qendrën tonë drejtë një riorganizimi progresist përbrenda strukturave e opozitarizmi ballafaques në raport me pushtetin komunal.

Anëtarët me portofol të kryesisë së Qendrës janë:

Sekretar organizativ, Shpend Hysaj

Nënkryetare e dytë, Adelina Grainca

Kryesues i Këshillit, Brahim Osmani

dhe anëtarët pa portofol:

Gazmend Murseli

Shqipe Metaj Isufi

Naser Beqiri.

Ushtrues detyre deri në mbajtjen e mbledhjes së radhës së këshillit mbesin:

Nënkryetar i parë, Enver Haliti

Kryesues i nënkomiteteve, Dritëro Hyseni

Suksese të gjithë të zgjedhurve në pozitat drejtuese duke kërkuar që të mbajnë lartë vlerat e organizatës tonë dhe duke i vlerësuar pozitat mbi të gjitha si përgjegjësi kolektive e jo vetëm si mundësi për ambicie individuale.

Bashkë na priftë e mbara!