Deputeti i Levizjës Vetëvendosje, Dimal Basha, mbrëmë ka qenë i ftuar në emisionin ‘Politiko’, ku përballë analistëve ka diskutuar gjerë e gjatë rreth moskalimit të Projekt Kodit Civil.
Basha duke folur rreth kësaj teme e ka përmendur edhe deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtakun, për të cilin ka thënë se edhe pse bënë ‘bismilah’ nëpër tendera, kjo nuk e bënë burrë të mirë, ani pse ai është musliman.
“Qysh mundesh me qenë njeri i mirë dhe njeri i keq me një preferencë të ndryshme. Mundesh me qenë edhe mysliman i mirë, mirëpo për shkak të bindjeve je njeri i mirë. Unë thash se edhe Mërgim Lushtaku e bën “bismilah” nëpër tendera, por kjo e nuk e bën burrë të mirë, se ai është mysliman edhe është njeri i mirë. Unë nuk besoj në këtë. Unë besoj që veprat janë ato që e bëjn vlerësimin e një njeriu”, tha Basha.
Ndryshe, Dimal Basha ka qenë deputeti më i zëshëm i LVV-së që ka përkrahur votimin e e Projekt Kodit Ciliv që lejon martesen e gjinive të njejta.







