Dimal Basha: Gjithçka në Kuvend ndodhi për shkak të “palaços” Driton Selmanaj

Deputeti i LVV-së, Dimal Basha është deklaruar pas përplasjes fizike që ndodhi në mes të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Basha në Facebook ka shkruar se komplet tensioni i sotëm në Kuvend të Kosovës erdhi si pasojë e zëvendëskryeministrit, Driton Selmanaj.

Basha tutje e ka quajtur “palaço” zëvendëskryeministrin.

“Komplet tensioni brenda Kuvendit sot ka ardh si pasojë e palaços Selmanaj që vje aty dhe ofendon deputetë për temën e të pagjeturëve”, ka shkruar ai.

Basha thotë se kjo është temë e ndieshme e se Selmanajt po iu duket e parëndësishme.

“Kjo temë eshtë jashtëzakonisht e ngarkuar emocionalisht, por për këtë palaçon konsiderohet e shterrur dhe prandaj iu duket e parëndësishme. Kjo është qeveri e turpit, kurse ky palaço është kulmi”, ka thënë ai.