Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka imagjinuar një bisedë mes Kurti dhe LDK-së e AAK-së në lidhje me temën e zgjedhjeve të parakohshme.

Në këtë bisedë fiktive, Basha e nxjerrë Kurtin fitues.

Biseda imagjinare:

𝐋𝐃𝐊 & 𝐀𝐀𝐊: Qeveria ma e keqe që kemi pas! Duhet zgjedhje patjetër që me pru një qeveri të re!

𝐀𝐥𝐛𝐢𝐧𝐢: Ani a po doni shkojmë në zgjedhje?

𝐋𝐃𝐊 & 𝐀𝐀𝐊: Ja jo, veç ti nëse ki qef me hjek dorë!

𝐀𝐥𝐛𝐢𝐧𝐢: Po unë s’po ankohem për qeverinë time, ju po thoni duhet zgjedhje!

𝐋𝐃𝐊 & 𝐀𝐀𝐊: Kemi ba hajgare, rri se shumë mirë o ka shkon!

𝐀𝐥𝐛𝐢𝐧𝐢: Faleminderit, vazhdojmë!