“Dil tash flladitu bandit, e infektut popullin tash boni sefa”, qytetari e kritikon Labin që ka shkuar në pushime

Këngëtari Labinot Tahiri, gjatë kësaj vere i është rikthyer mbrëmjeve e koncerte të shumta. Ndërsa, pas tyre ai ka nisur pushimet.

Pas angazhimeve, Labi ka nisur pushimet në Mal të Zi.

E kjo duket se nuk i ka pëlqyer të gjithëve.

Në disa foto të publikuara nga Labi, një qytetarë ka kritikuar atë, duke e fajësuar se qytetarët janë infektuar e po vdesin për shkak të dasmave të organizuara.

“Del tash flladitu bandit injorrant i infektuet popllin dhe tash boni sefa si nuk kini turb o idjot alae del ne publik ju jeni vrases uluratnjit dasmat dasmat e tash çfar do thoni matrapaz hajn”, ka shkruar ai.

Ndërsa, Labi i është kundërpërgjigjur atij duke e pyetur se si ka mundësi që ata ta infektojnë popullin.

“ooooo Zoti past mëshirë pêr ty dhe ata që mendojnë kështu! Si ka mundesi që ne e infektuam popullin , kur; Krejt Kosova e shikonin kampionatin Evropian se bashku , në sheshe e shtëpi! Si ka mundesi, kur me qindra mijera gurbetqarë erdhen e shkuan , e ju na akuzoni ne, në këtë rast mua! Si ka mundesi; Kur janë liruar masat nga shteti, e ju na akuzoni ne, dmth ne kohen e lirimit të masave kishte experta apo jo, se kur ishin masat nuk kamm pranua te kendeoj edhe pse kam pasur oferta! E morë krijesë e Zotit, dje dhurova 1000€ për nje femijë, kurse sot del nje njeri si ti e më mallkon, a thua ku është defekti im këtu! A thua, a vetëm unë i kam pasur ato qindra dasma, shembull unë në Shqipêri e Maqedoni nuk kam kenduar, po si u i fektuan ata atje në Maqedoni në dasma! Sa gjynah, kur e mendoj sa ndihmova vitin e kaluar e deri te plaka në Kaqanik që e bem me shtepi, e në pandemi rrezikoja veten e familjen e nuk u ndala , sepse po tê ndalesha ta plotsoja deshirën ty e shumë personave që tê zbrapsem nga rruga për dashni ndaj vendit dhe njerëzve! Unë nuk të mallkoj ty, se Zoti e di me mire se si punon me ty! Labi Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar Labi.