Dikush harroi të mbyllte dritaren, shikoni kaosin

Së fundmi kemi shkruar për gjendjen e rëndë të një pronari apartamenti në Londër, i cili duhej të paguante shpenzime të pabesueshme pastrimi, sepse një tufë pëllumbash bëri një rrëmujë të paparë.

Zogjtë hynë nga dera e hapur e tarracës dhe është e vështirë të përshkruash kaosin në të cilin ndodhen dhomat, përfshirë edhe mobiliet.

Një histori e ngjashme dyshohet se ka ndodhur në Rusi, dhe shikoni dëmin e shkaktuar nga një dritare e hapur?!

Në video shihen njerëzit që kalojnë nëpër dhoma, kuzhinë, tualet dhe dhomë ngrënie, ndërsa pëllumbat fluturojnë në të gjitha drejtimet.

Fëlliqja e shpendëve ka mbuluar çdo centimetër të banesës dhe nuk mund ta imagjinojmë se sa do të kushtojë pastrimi. Për të mos përmendur rrezikun e infeksionit. /Telegrafi/