Dikur shoqe të ngushta, por tani i ka dhënë fund miqësisë me Taynën?! Kejvina thyen heshtjen

Kejvina dhe Tayna janë dy emra shumë të njohur për publikun shqiptar dhe gjithmonë janë në qendër të mediave rozë. Ato i kemi parë shpesh herë në shoqërinë e njëra-tjetrës, madje Kejvina ka qenë pjesë e një klipi të Taynës, si dhe gjithashtu kanë udhëtuar disa herë jashtë vendit bashkë.

Mirëpo një veprim në Instagram, krijoi përshtypjen te fansat sikur vajzat nuk flasin më.

Ata kanë aluduar se shoqëria mes tyre mund të ketë marrë fund dhe shkak u bë pikërisht fakti se Kejvina e ka hequr reperen nga lista e personave që ndjek, ndërsa Tayna e ndjek modelen simpatike.

Fansat sigurisht e kanë vënë re këtë detaj dhe nuk kanë hezituar ta pyesin Kejvinën në Instagram.

“Pse jak e heq Taynës folloë mi ti”, e pyeti fansja, ndërsa Kejvina iu përgjigj publikisht: “Vetëm për ca ditë e kam shpjeguar arsyen. Mos u merakosni, vazhdojmë të duhemi shumë.”