Dikur shokë të idealit, tash s’po mund ta durojnë njëri-tjetrin

Sa herë që anëtarë të këtyre dy subjekteve politike që dikur ishin tepër të bashkuar takohen mes vete nuk ka shancë që të mos konfrontohen.

Njëjtë ka ndodhur edhe sot.

Ishte Albulena Haxhiu ajo e cila u konfrontua me Frashër Krasniqin në mbledhjen e një komisionit.

Kur u hodh në votim plotësim ndryshimi i projektligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Frashër Krasniqi  abstenoi.

Reagimi i ish koleges së tij në parti  Albulena Haxhiu ishte i menjëhershëm. Ajo i tha Frashërit se po të kishte votuar kundër, nuk do të kishte kaluar ky plotësim ndryshim, duke  i thënë se vota kundër është më e drejta.

Përgjigja e Krasniqit ndaj Albulenës ishte “mos je ti pronar i së drejtës”?.

E deputetja Haxhiu ia rikujtoi Krasniqit se dikur përkrahnin njëri-tjetrin në këtë pikë.