Loredana publikoi mbrëmë këngën e saj më të re.

Kënga mban titullin ‘Mit dir’, në shqip “Me ty”, dhe menjëherë pas publikimit ka marrë pëlqimin e fansave.

Kënga është pritur me kuriozotet dhe është komentuar shumë, pasi në klip shfaqet reperi gjerman, Bonez MC.

Në klip kryesisht shfaqet trupa e baletit së bashku me Loredanën, ndërsa në një moment duket edhe Bonez, teksa buzëqesh.

Ditët e fundit Loedana po përflitet se është në fillimet e një lidhjeje me reperin gjerman.

Ata janë parë bashkë në të njëjtat ambiente, megjithatë ditën e djeshme Bonez, publikoi një foto ku shfaqej me Loredanën dhe në të shkruante: “Thashetheme”.