Albin Kurti që nga koha kur u bë shef i ekzekutivit kostumin e kollaren nuk e ka zhveshur, ndryshe nga koha kur ishte opozitar që shfaqej më thjesht.
Ky ndryshim, por edhe paraqitja e tij formale gati çdoherë, nuk po i duket adekuate një njohësi të protokollit, njofton Klan Kosova.
Madje, Tomorr Avdiaj thotë se Kurti as nuk luan me ngjyra dhe shfaqet çdoherë me ngjyra të errëta.







