Presidenti i Bjellorusisë diktatori i fundit i BE-së, Alexander Lukashenko, tha të premten se vendi i tij do të hynte në luftë nëse aleati i saj kryesor, Rusia, sulmohej.

Ai madje tha se Bjellorusia është e gatshme të pres mijëra trupa ruse të alokohen. Deklaratat e tij vijnë pasi tensionet po ziejnë mes Moskës dhe Perëndimit mbi Ukrainën, me frikën se Rusia po përgatitet të pushtojë fqinjin e saj ish-sovjetik. Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, Lukashenko fillimisht tha se vendi i tij do të shkonte në luftë nëse Bjellorusia sulmohej.

“Rasti i dytë që mund të çojë në një luftë në të cilën do të merrte pjesë Bjellorusia është nëse aleati ynë Rusia sulmohet drejtpërdrejt”, tha ai.

“Ne do të ngrihemi për të mbrojtur tokën tonë – atdheun tonë”, shtoi Lukashenko, duke iu referuar Bjellorusisë. Megjithatë, ai tha se “nuk do të ketë fitues në këtë luftë” dhe “gjithçka do të humbasë”.

Rusia është aleati kryesor politik dhe financiar i Bjellorusisë. Moska qëndroi në krah të Lukashenkos në vazhdën e protestave masive kundër rizgjedhjes së tij në vitin 2020, që protestuesit u shtypën me dhunë. Perëndimi ka akuzuar Rusinë për grumbullimin e 100 mijë trupave në kufirin me Ukrainën dhe ka kërcënuar me sanksione të paprecedentë nëse Moska pushton. Rusia mohon çdo plan për të pushtuar, por ka kërkuar garanci të gjera sigurie nga Perëndimi. Lukashenko paralajmëroi se do të mirëpriste ushtrinë ruse në Bjellorusi në rast se do të shpërthente lufta.

“Nëse ka agresion ndaj Bjellorusisë, këtu do të ketë qindra mijëra ushtarë rusë, të cilët së bashku me qindra mijëra bjellorusë do ta mbrojnë këtë tokë”, tha ai në një fjalim që zgjati tre orë e gjysmë.

Muajin e ardhshëm, Bjellorusia dhe Rusia do të zhvillojnë stërvitje ushtarake që do të fokusohen në një skenar në të cilin Bjellorusia detyrohet t’i rezistojë një sulmi nga Perëndimi.