Dijana Zhiviq: Do të sjellë rregull në Ministrinë e Bujqësisë

Dijana Zhiviq, ministrja e Bujqësisë është paraqitur para Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor

Ajo ka thënë para deputetëve se do të sjellë rregull në ministrinë që ajo drejton.

Gjithë paraqitja e saj para komisionit ka zgjatur vetëm 30 minuta, ndërsa ka shkaktuar përplasje ndërmjet Besa Gaxherrit të LDK-së, Ganimete Musliut të PDK-së dhe kryetarit të komisionit, Muharrem Nitaj.