Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur në autostradën Ibrahim Rugova, në Prizren, ku një veture është mbuluar nga tymi.

Lexuesit kanë dërguar fotografi nga ky aksident, ku shihet vetura e djegur.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar, mirëpo në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit.