Një veturë e tipit BMW është përfshirë nga zjarri në afërsi të stacionit të autobusave në Gjakovë.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.

Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta lokalizuar zjarrin, ndërsa shkaqet që çuan deri te zjarrvënia nuk dihen akoma.