Në orët e vona të mbrëmjes një trafo në lagjën ‘Kodra e Diellit’, në Prishtinë, ka marrë flakë me ç’rast njësitë e nevojshme kanë dalur në vendin e ngjarjes.

Në disa fotografi të cilat i ka siguruar Gazeta Metro, shihet se rasti ka ndodhur vonë në rrugën ‘Hilmi Rakovica’, që ndodhet në këtë lagje.

Në vendin e ngjarjes janë parë zjarrfikësit, policia dhe ndihma e shpejtë.

Deri tash nuk dihet se a ka ndonjë të lënduar nga ky rast, apo vetëm dëme materiale.