Digjet toka me fidanë në Rahovec

Të mërkurën në Rahovec një tokë e mbjellë me fidanë është përfshirë nga zjarri.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në rrugën “Fahri Fazliu” në Rahovec, ku një person ka raportuar në polici se një sipërfaqe e tokës së mbjellë me fidanë është përfshirë nga zjarri.

Njësitet përkatëse të zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për lëndime në njerëz, bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.