Digjet tërësisht deponia në Fushë Kosovë

Një depo e letrave në Fushë Kosovë është djegur tërësisht nga zjarri që përfshiu dje.

Siç shihet në këto fotografi të dërguara nga lexuesit, vendi ku ka qenë deponia është bërë shkrumb e hi.

Që prej orës 15:00 nga dje nuk është shuar zjarri derisa edhe e ka djegur tërësisht, ku vetëm mbeturinat kanë mbetur nga djegia e letrave.

Nga flakët e depos është rrezikuar edhe një objekt që gjendet afër saj, pasi zjarri ishte i madh.