Dy persona të dyshuar janë arrestuar ditën e djeshme nga Policia e Kosovës, pasi që dyshohet që qëllimisht i kanë vënë flakën një shtëpie të pabanuar.

Ekipet e zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa Policia ka vazhduar të hetojë ngjarjen, raporton Ballkani.info.

Shtëpia ka qenë e pabanuar, ndërsa arsyet mbeten të paditura.

Me vendim të prokurorit, të arrestuarit janë dërguar në mbajtje. /Ballkani.info