Digjet një veturë në Sharban të Prishtinës

Është përfshirë nga flakët një veturë në fshatin Sharban të Prishtinës.

Në video shihet vetura teksa po digjej dhe sipas tyre, personat që kanë qenë në veturë kanë shpëtuar, ndërkaq vetura është djegur e tëra.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar Komandanti i Zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi, i cili ka bërë të ditur se ekipet kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarrit të kësaj vetura.

Derisa, në lidhje me këtë rast, nuk raportohet për të lënduar.