Digjet një veturë në Prishtinë, policia jep detaje për rastin

Asnjë person nuk është lënduar nga djegia e një veture në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci ka thënë për Gazetën se asnjë person nuk është lënduar në këtë incident dhe se zjarrfikësit e kanë menaxhuar përhapjen e zjarrit.

Më tutje ai konfirmoi se rasti ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”.

“Rreth orës 17:45 është raportuar për një veturë të përfshirë nga zjarri në rrugën  “Agim Ramadani” në Prishtinë.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë menaxhuar  përhapjen e zjarrit. Nuk raportohet për të lënduar.  Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë ai.

Më poshtë mund ta gjeni videon e siguruar nga Ballkani.info ku vetura shihet e mbuluar me flakë: