Gjatë ditës së sotme, në Fushë Kosovë është djegur një veturë.

Për rastin është lajmëruar Policia e Kosovës, të cilët kanë dalur në vendin e ngjarjes së bashku me njësitet e zjarrfikësve.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Xhemajl Mustafa’ në Fushë-Kosovë, është duke u djegur një veturë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet e nevojshme policore dhe zjarrfikësit, të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Asnjë person nuk ka pësuar lëndime, ndërsa me rastin janë duke u marrë njësitet përkatëse”, ka thënë Ahmeti. /Ballkani.info