Drenas

Digjet një veturë në Drenas

Rreth orës 16:55, një veturë ka marrë flakë në qytetin e Drenasit.

Në videon e siguruar nga Paparaci, vërehet se vetura është përfshirë tërësisht nga flakët, kurse në vendin e ngjarjes po qëndrojnë edhe policia.

Përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për të lënduar.