Veri

Digjet një veturë me targa serbe në veri

Një automjet me targa serbe, është djegur në veri të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar komandanti i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Vetura ishte me targa të Serbisë, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

Kossev ka raportuar me burime se vetura ishte e bashkëpunëtorit të ish-kryetarit të komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq.

Edhe në mars, një veturë në pronësi të një serbi ishte djegur në Leposaviq.

VIDEO BONUS: