Digjet një veturë Golf në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një veturë është djegur sot në mëngjes në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Vetura është e tipit Golf dhe është djegur në fshatin Duhël.

Reporteri ka siguruar videon ku shihet se si vetura është kapluar nga zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe policia.

Arsyet e djegies nuk dihen ende.