Në orët e hershme të së mërkurës një veturë e tipit “Picap” është djegur.

Në bazë të fotografive që ka siguruar IndeksOnline shihet se në rrugën kryesore në “UÇK” një veturë ka marrë flakë.

Sipas të dhënave në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrëfikësit që të lokalizojnë zjarrin.

Ndërsa në fotografi shihet se është përhapur tym i madh.

Si pasojë e kësaj janë krijuar kolona të gjata në këtë pjesë të Prishtinës./IndeksOnline/