Digjet një shtëpi tek parku i qytetit në Prishtinë

Një zjarr ka shpërthyer sonte tek një shtëpi në Parkun e Qytetit në Prishtinë.

Nga ky zjarr është përfshirë kulmi i kësaj shtëpie.

Rastin e ka konfirmuar Latif Zeka, Komandant i Zjarrfikësve.

“Është djegur kulmi i një shtëpie. Zjarrfikësit kanë intervenuar në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë shuarjen e tij. Zjarri është nënkontroll. Nuk raportohet për të lënduar”.

Zeka shtoi se kjo ka ndodhur rreth orës 21:30.