Digjet një shtëpi në Vushtrri, nuk ka të lënduar

Mbrëmjen e së enjtes, një shtëpi në fshatin Gojbul të Vushtrrisë është përfshirë nga zjarri

Këtë për Klan Kosova e kanë bërë të ditur zjarrfikësit në këtë komunë, të cilët kanë deklaruar se kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Tutje kanë treguar se brenda shtëpisë kishte qenë një familje, e cila është larguar menjëherë pasi ka dëgjuar një krismë.

Ata tani janë zhvendosur diku tjetër.