Rrufeja

Digjet një shtëpi në Suharekë, u godit nga rrufeja

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së sotme në Suharekë.

Kjo ka ndodhur si pasojë e goditjes nga rrufeja.

“Në Fshatin Nishor Suharekë një shtëpi është përfshi nga zjarri, intervenimi shpejt nga zjarrfikësit lokalizon zjarrin pa dëme të mëdha. Zjarri ka ndodhur nga goditja rrufesë,” thuhet në njoftimin e Organizatës Vullnetare, Zjarrëfikësit dhe Shpëtimi.