Digjet një shtëpi në Mitrovicë, lëndohet pronari

Pronari i një shtëpie është lënduar të shtunën pas përfshirjes nga zjarri të shtëpisë së tij në Mitrovicë.

Sipas Policisë, pronari i shtëpisë është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Lëndime trupore ka pësuar pronari i shtëpisë viktima mashkull kosovar dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti nën hetime.”, ka informuar Policia.