Mitrovicë

Digjet një shtëpi në Mitrovicë, lëndohet një person

Një shtëpi është djegur ditën e diel në Mitrovicë.

Policia bën të ditur se gjatë përpjekjeve për ta fikur zjarrin, një person ka pësuar lëndime.

“Rr. Ali Pasha Gucia, Mitrovicë Veri 07.10.2023 – 06:30. Raportohet se në rrethana deri më tani të panjohura është përfshirë nga zjarri një shtëpi. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Në përpjekje për ta fikur zjarrin një person ka pësuar lëndime, ndërsa si pasoj e zjarrit një shtëpi është djegur tërësisht ndërsa një objekt përcjellës dhe një shtëpi tjetër janë dëmtuar pjesërisht”, bëhet e ditur në njoftim.

Në njoftimin e bërë për media, policia njofton se rasti po vazhdon të hetohet.