Digjet një shtëpi në Kodrën e Trimave në Prishtinë VIDEO

Një shtëpi sonte është përfshirë nga zjarri  në Lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

Në videon që një qytetar ia ka dërguar Telegrafit shihen flakët që dalin nga kulmi i shtëpisë që po digjej.

Shtëpia e përfshirë nga zjarri është në rrugën ’27 Nëntori’  në Lagjen Kodra e Trimave.

Në vend të ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit, ndërsa nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit dhe pasojat eventuale në njerëz.

Shiko videon këtu: https://cdn.jwplayer.com/players/Fw5JG0PV-XTrGlTbj.html

FOTO ILUSTRIM