Restaurani në Gjilan i cili ishte bërë i njohur se mbante një luan jashtëligjshëm brenda resortit të tij, është djegur.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani i cili ka thënë se rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Hashani për lajmi.net ka bërë të ditur se ende nuk dihet shkaktari i zjarrit.

“Njësitet e Policisë së Kosovës, forenzika, hetimet rajonale, zjarrëfikësit si dhe eksperti kundër zjarreve, kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes”, ka njoftuar Hashani për mediumin.

Gjithashtu, ai kë bërë të ditur se nuk ka të lënduar.

“Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, dëmet materiale sipas vlerësimeve të para janë të konsiderueshme”, tha ai.

Rasti është duke u hetuar nga policia e Gjilanit.