Digjet një kamion në magjistralen Prishtinë – Ferizaj

Në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një kamion në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Në pamjet e publikuara shohim teksa kamioni është duke u djegur.

Ende nuk dihet nëse ka ndonjë të lënduar nga ky rast.

Ballkani.info ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes.