Një furgon është djegur sonte rreth orës 18:00 në Rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë.

Gazetari i Ballkani.info nga vendi i ngjarjes ka raportuar se zjarri ka shpërthyer me shpejtësi dhe se nuk dihen shkaktarët e tij.

Raportimi i gazetarit thonë konfirmon se nuk ka të lënduar nga ky zjarr.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrëfikësit dhe policia. Pas një kohë është shuar zjarri dhe fatmirësisht pa lëndime, por vetëm me dëme matriale.

Zona ku është djegur furgoni është shumë e populluar pasi që rrethohet në të gjitha anët nga ndërtesat. /Ballkani.info/