Digjet një arë me mjedra në Podujevë

Një person nga Podujeva ka raportuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri prona e tij e mbjella me mjedra.

Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Nuk ka të dyshuar për këtë ndërsa Policia po e heton rastin.