Digjet makina në Elbasan

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbej”.

Mjeti ka qenë i parkuar pranë shtëpisë së pronarit të tij, Shaban Doku, dhe dyshohet që zjarri të jetë provokuar nga një defekt teknik.

Zjarrfikëset kanë bërë shuarjen e flakëve në mjet.