Veton Elshani

Digjet lokali i nënkryetares së Zveçanit

Nënkryetarja e komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq, tha për Radion Evropa e Lirë se një lokal në pronësi të saj është djegur në orët e para të 8 marsit.

Veton Elshani, zëvendësdrejtor i policisë për rajonin e veriut, tha se zjarri “dyshohet se është shkaktuar qëllimisht”.

“Veprimet hetimore janë duke u zhvilluar”, tha ai për REL-in.

Tomaniq, që është nënkryetare e komunës së Zveçanit që funksionon sipas sistemit të Kosovës, tha se zjarrvënia nuk ishte “e rastësishme”, duke shtuar se dyshon se motivi është se ajo ka ndihmuar serbët në veri të Kosovës të punësohen në institucionet e Kosovës.

Ajo theksoi se aktivitetet e saj “nuk përshtaten” me Listën Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.

“Atëherë kam një pyetje për ta. Pse po luftojnë që të kthehen në institucionet e Kosovës, nëse ne që kemi hyrë në institucionet e Kosovës jemi tradhtarë?”, tha ajo.

Tomaniq tha po ashtu se dëmi i shkaktuar nga zjarri kap vlerën e disa mijëra eurove.

LEXO EDHE: