Një shtëpi është djegur sonte rreth orës 19:00 në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci tha se nuk ka persona të lënduar dhe se zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

“Rreth orës 19:00   është raportuar për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Policia menjëherë pas informatës ka dalë në vendin e ngjarjes.  Janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Policia po punon për hetimin e rrethanave të rastit”, tha Borovci.