Digjet dera e objektit të Qeverisë nga protestuesit

Rreth orës 15:00 protestuesit në Tiranë u përpoqën t’i vënë flakë dyerve të Kryeministrisë, ndërsa nga brenda ndërtesës u përpoqën ta shuajnë atë.

Protesta e nisur prej orës 11:00 vijon para Kryeministrisë. Herë pas here protestuesit kanë hipur në shkallët e Kryeministrisë, kanë dëmtuar derën dhe instalacionet.

Ndërkohë drejt tyre është hedhur gaz lotsjellës madje edhe nga tarraca. Ndërsa më herët u hodh dhe ujë drejt protestuesve për t’i zbrapsur.