Zjarri ka përfshirë një barakë të një familje në nevojë në rrugën “Ali Ibra – Kolini”, në Gjakove një orë më parë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nusert Gjurkaj.

Gjurkaj tha se nuk ka persona të lënduar, kurse zjarri i cili po dyshohet se është ndezur nga pakujdesia, tani është lokalizuar nga zjarrfikësit.

“Është djegur një barakë. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes. Nuk ka persona të lënduar, zjarrfikësit e kanë lokalizuar zjarrin, pa pasoja. Shkaktari i zjarri po dyshohet se është pakujdesia. Rasti ka ndodhur para 1 ore përafërsisht. Po, baraka ishte në pronësi të personave në nevojë”, tha Gjurkaj