Digjen tre krerë bagëti dhe koteci me shpezë në Klinë

Në fshatin Gjurgjevik i Madh të Klinës janë djegur tre krerë bagëti dhe koteci me shpezë. Lëndime trupore ka pësuar edhe personi që ka tentuar ta fikte zjarrin.

Tutje thuhet se zjarri ka ndodhur aksidentalisht në stallën me ushqim të bagëtive.

“ZJARR AKSIDENTAL/Fsh. Gjurgjevik i Madh, Klinë 26.08.2022 – 11:21. Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se aksidentalisht zjarri ka kapluar një stallë me ushqim të bagëtive, ku janë djegur tre krerë bagëti dhe koteci me shpezë. Viktima ka pësuar lëndime duke tentuar ta shuaj zjarrin dhe ka marrë tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.