Digjen pesë vetura në Pejë – policia po e heton rastin

Pesë vetura janë përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të së martës në Pejë.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë identifikuar tre pronarët.

“Rr. Qerim Muriqi, Pejë 03.01.2023-03:54. Është raportuar se në rrethana të panjohura janë përfshirë nga zjarri pesë vetura. Në vendin e ngjarjes janë identifikuar tre pronarët, viktima meshkuj kosovarë, kurse dy të tjerë ende nuk janë identifikuar”, thuhet në raportin policor.

Rasti i cili është iniciuar si “Zjarrvënie”, është duke u hetuar nga policia.

Pamjet e veturave të djegura janë publikuar nga faqja “Peja në Fokus” në Facebook.