Digjen malet e Pejës nga plumbat me flakë, intervenon KFOR-i
Malet e Lybeniqit gjatë ditës së sotme janë kapluar nga flakët. Mësohet se atje zjarret kanë djegur shumë hektar të malit.
Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, zjarri është shkaktuar nga plumbat me flakë.
Zjarrfikësit janë paraqitur në vendin e ngjarjes, por është dashur intevenimi i KFOR-it që të shuhet zjarri.
Autoritetet e sigurisë në Kosovës kanë bërë thirrje për qytetarët që të kenë kujdes më të shtuar lidhur me këto raste.