Disa përçues janë përfshirë nga flakët para pak minutash në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Si pasojë e kësaj, janë rrezikuar edhe shtëpitë që gjenden atypari. Intervenimi i shpejtë i zjarrfikësve ka bërë që të evitohet përhapja e zjarrit.

Sipas dëshmitarëve, deri tek djegia e tyre ka ardhur si shkak i tensionit të lartë.

Në vendngjarje kanë dal edhe ekipet e zjarrfikëve të cilët po merren me rastin.