Klinë
Digjen gomat përskaj rrugës, tymi mbulon Gremnikun
Prishtina këtë vit është ranguar e para në listën e qyteteve më të ndotura në botë sipas matjeve të Ambasadës amerikane në Prishtinë.
Jo vetëm Prishtina, por edhe ne vende të tjera të Kosovës ka mbizotëruar ndotja e ajrit.
Një pamje e tillë e ambientit të ndotur është në Gremnik të Klinës.
Siç shihet në këto foto të Indeksonline, zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe po shuajnë zjarrin e shkaktuar nga djegia e gomave.
Djegia e gomave ka rrezikuar edhe disa shtëpi aty pranë për shkak të zjarrit masiv.
Zjarrfikesit kanë intervenur dhe e kanë lokalizuar zjarrin.
Shikoni më poshtë videon, ku mund të vëreni tymin e zi që shpërndahet në ambient./Indeksonline/