Një person në fshatin Makovc të Prishtinës, ka raportuar se si pasojë e zjarrit në rrethana të panjohura,  i janë djegur dy automjete  të parkuara në oborr.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se zjarri është lokalizuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se si pasoj e zjarrit në rrethana të panjohura,  i janë djegur dy automjete  të parkuara në oborr. Njësit relevante policore dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalur në vendin  e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin”, thuhet tutje në raport.