Digjen dy vetura në një parking në Prishtinë

Dy vetura janë përfshirë nga flakët në një parking në Prishtinë.

Zjarri është lokalizuar, njofton policia me anë të raportit 24 orësh.

Njoftimi i plotë i policisë:

ZJARRVËNIE /Prishtinë 28.05.2022 – 05:00. Raportohet se janë përfshirë nga zjarri dy vetura private, që ishin të parkuara në parking. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Veturat e përfshira nga zjarri janë konfiskuar për ekzaminim dhe hetime të mëtutjeshëm.