Digjen dy kamiona të shqiptarëve në Çabër të Zubin Potokut

Janë djegur dy kamiona në Çabër të Zubin Potokut.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.

Ai bëri të ditur se rasti është cilësuar si zjarrvënie dhe se pronarët e kamionave janë shqiptarë.