Diellza Kolgeci fotografohet për herë të parë me vajzën e sapolindur

Diellza Kolgeci ka 48 orë që është bërë nënë e një vajze.

Ish-missi shqiptar dhe partneri i saj, ish-basketbollisti i Prishtinës, Fisnik Rugova kanë pagëzuar vajzën e tyre me emrin Helena.

Tashmë është publikuar edhe imazhi i parë i nënës së re dhe vogëlushes së sapolindur në rrjetet sociale.

Në fakt, ish-modelja shqiptare Afërdita Paçarada ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet biondia, vogëlushja dhe gjyshja e kësaj të fundit.

“Tri gjenerata, gjyshja Lale, mami Diellza, cikrushja Helena”, shkruhet në foton e publikuar në Instagram.

Ndryshe, Diellza dhe Fisniku tash e sa kohë janë të lidhur dhe thuhet se po planifikojnë edhe të martohen.