Gjatë ditës së sotme në vendin tonë moti pritet të jetë me diell. Në mbrëmje, në perëndim dhe veri të vendit mund të ketë reshje të dobëta lokale shiu.

Moti i nxehtë do të jetë edhe të premten.

Temperaturat e ajrit do të luhaten brenda vlerave mesatare, me tendencë të rritjes nga fundjava. Minimalet do të lëvizin nga 10 gradë deri në 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 25 deri në 30 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja mesatare dhe mesatarisht e fuqishme 4-12m/s.

Shtypja atmosferike në rritje mbi vlera normale, e në fundjavë me tendencë të rënies.